Kurti: Prilli është muaj vendimtar për Coronavirusin, Pakoja Emergjente rruga e duhur

Kamenicë | 07 Pri 2020 | 12:00 | Nga Kastriot Kokolari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës në Gjilan ka shkuar edhe në Kamenicë, ku u prit nga kryetari i komunës Qëndron Kastrati, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo për t’u njoftuar me problemet dhe nevojat e kësaj komune që po ashtu ka të prekur nga Coronavirusi.

Kurti, deklaroi se Qeveria është duke punuar për parandalimin e Coronaviusit.

“Coronavirusi nuk na dallon as nga komuna e as nga etnia e mosha, po bëjmë përpjekjet maksimale për parandalim të suksesshëm. Sektori ynë i shëndetësisë publike nuk është në nivel të kënaqshëm andaj energjitë tona janë të përqendruar në parandalim. Po rritet edhe numri i respiratorëve, të punojmë në parandalim duke u vetizoluar dhe duke kufizuar lëvizjet tona. Bashkë me kryetarin Kastrati diskutuam për masat e ndërmarra në Kamenicë. Kjo lakorja e shpërndarjes se pandemisë të ngritet sa më pak e të vonohet”.

Kurti potencoi se pas Gjilanit dhe Kamenicës do të vazhdojë vizitat edhe në komunat e tjera për të parë gjendjen nëpër të cilën po kalojnë ato.

Kurti bëri apel të qytetarët që të kenë kujdes nëpër markete si dhe kërkoi që mos të përdorin paratë e gatshme. Ai tha se ndalimi i lëvizjes po bëhet për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Sot do të vizitojë Gjilanin dhe Kamenicën pastaj në ditët në vijmë edhe në komunat e tjera pasi duhet bashkëpunim i ngushtë mes qeverisë dhe komunave për parandalimin e  virusit. Bëj thirrje qytetarëve që në marketet të kenë kujdes në karroca dhe shporta. Të kenë kujdes monedhave metalike e të gatshme pasi janë ndërruar në shumë duar dhe mund të jetë virusi aty. Institucionet tona i kemi në nivel gatishmërie dhe jemi falënderues për popullin që po tregojnë kulturë përgjegjshmëri. Me keqardhje kemi bërë ndalimin e lëvizjes për parandalimin e virusit dhe shëndetit të qytetarëve”, u shpreh Kurti nga Kamenica.

Kurti ka folur edhe për pakon emergjente, për të cilën tha se Qeveria ka dashur që të jetë sociale e jo vetëm ekonomike.

Siç tha ai, kjo Pako e prezantuar nga ministrat është rruga e duhur përpara, raporton EO.

“Të gjitha elementet e pakos emergjente fiskale t’i lexojnë qytetarët t’i drejtohen ministrisë së Financave që t’i marrin vesh hollësitë e cila do ta zbusë sado pakë krizën e ekonomisë dhe njerëzve. Jemi përpjekur që kjo pako të mos jetë vetëm ekonomike por edhe sociale. Nuk është e lehtë sepse ka rënë të hyrat buxhetore si dhe remitancat. Prilli është muaji përfundimtar. Të ndihmohemi njësoj shteti duhet të tregoj gatishmëri për këtë. Pako emergjente e prezantuar nga Ministri Besnik Bislimi e Rozeta Hajdari është rruga e duhur përpara”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, falënderoi Qeverinë për bashkëpunimin. Kastrati potencoi se 166 persona janë duke qëndruar në vetizolim dhe janë duke u kontrolluar nga komuna.

“Bashkëpunimi me MSh dhe Policinë e Kosovës është në rregull dhe kemi pasur fatin që si komuna të identifikuarit e parë i kemi më vonë. Kjo ka arritur një mësim se si të veprojmë dhe të sillemi”.

“Ditëve në vazhdim do të jetë sfidë lëvizja e qytetarëve, të mos bie kjo të mbahet distanca pasi mund të ketë të infektuar pasi një masë e tyre nuk paraqesin simptoma fare. IKSHP do të vazhdoj edhe me një grup tjetër të testimit, aktualisht i kem 166 persona që duhet të qëndrojnë në vetizolim dhe janë nën kontroll”, tha Kastrati.

Të ngjashme