Kurti: Protesta e 10 shkurtit është gurthemel për Vetëvendosjen

Prishtinë | 10 Shk 2018 | 14:09 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë mbajtjes së fjalimit me rastin e homazheve para pllakës përkujtimore të aktivistëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini tha se kjo vrasje ishte një vrasje e planifikuar, raporton Ekonomia Online.

“Sikurse sot edhe me 10 shkurt të vitit 2007 ishte ditë e shtune, sikurse sot moti i ishte me shi, sikurse sot ne ishim mbledhur në qendër të qytetit, për dallim prej asaj date, policia na preu rrugen në këtë shesh. Policia e UNMIK-ut ishte me armatim të rëndë, ku u ndërhy kundër protestuesve dhe u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini”, tha Kurti.

“232 plumba u shkrepën në gjoksat dhe kokat e protestuesve, derisa ata ishin duke u tërhequr. Edhe vet departamenti i UNMIK-ut pat thënë që vrasjet nuk ishin të nevojshme dhe kanë qenë të evitueshme. Armatimi që ishte sjellë nuk ishte për ekspozim, por për përdorim”.

Sipas tij Vetëvendosja e ka gurë themel këtë demonstratë.

Të ngjashme