Kurti respekton orarin e lëvizjes, furnizohet me prodhime vendore

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përmes një postimi në Instagram ka treguar se këtë të diele e ka shfrytëzuar që të furnizohet me ushqime të ndryshme.

Kurti thotë se, ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre.

Të ngjashme