Kurti takohet me komisionarin e BE-së, flasin për reformat në drejtësi dhe zbatimin e planit ekonomik

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Varhelyi tha se me Kurtin diskutuan rëndësinë e zbatimit të shpejtë të planit ekonomik dhe investimeve për Ballkanin Perëndimor, luftën kundër krimit të organizuar e shumë tema tjera.

“Me kryeministrin Albin Kurti përpara takimit të sotëm të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së për Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejtë të Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, punën e vazhdueshme për reformat, përfshirë reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Varhelyi.

Kryeministri Kurti në kryeqytetin evropian po shoqërohet nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme