Kurti takohet me komunitetin egjiptian në Ditën Memoriale të tyre

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim profesionistë nga ky komunitet.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u bisedua për pozitën e komunitetit egjiptian në shoqëri.

Duke vlerësuar bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm, Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të këtij komuniteti.

Kryeministri potencoi nismat e Qeverisë që do të ndikojnë në rritjen e mundësive për edukim dhe punësim të komunitetit egjiptian. Ai veçoi bursat për studime në Fakultet të Edukimit dhe në drejtime të tjera të studimeve, si dhe hapin e rëndësishëm drejt realizimit të kuotës për punësim në institucione, vendimin për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve.

Gjatë takimit u vlerësua puna e Qeverisë dhe u theksua impakti që ka pasur në grupe të ndryshme në Kosovë.

Të ngjashme