Kurti: U jemi falënderues përjetë mantelbardhëve

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizituan Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ku u pritën nga Drejtori, Prof. Dr. Naser Ramadani dhe Shefi i Mikrobiologjisë së IKShPK-së, njëherit Kryesuesi i bordit të ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Dr. Xhevat Jakupi.

Në këtë Institut janë të mbledhur profesionistët e vullnetarët mirë të përgatitur për t’i bërë ballë kësaj pandemie që e ka goditur të gjithë globin.

Nga distanca, meqenëse këshillat e profesionistëve janë të tilla, u takuam me stafin e thirrjeve të cilët e monitorojnë e raportojnë situatën nga terreni 24 orë.

Si Qeveri përveç që u qëndrojmë pranë me mbështetje e u jemi falënderues përjetë mantelbardhëve, shpresat i kemi varur te ta për shpëtimin e jetëve e për kalimin nga kjo fazë me sa më pak pasoja.

Të ngjashme