Kurti uron Pashkët: Janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkëve, raporton EO.

Kurti ka thënë së kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në mbarë botën.

“Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh”.

Tutje Kurti thotë se Pashkët si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.

Postimi i plotë i Kurtit:

Urime Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë e protestantë!

Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët katolikë e protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh.

Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.

Si shoqëri dhe si shtet po kalojmë kohëra të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19 por edhe e problemeve të grumbulluara me dekada, sfida që përveçse aftësisë shpeshherë testojnë edhe durimin tonë. Por, ky fillimvit na ka dëshmuar sërish se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë.

Andaj, sot lutemi dhe urojmë për më shumë mirësi e më shumë dashuri.

Gëzuar Pashkët!

Të ngjashme