Kurti uron policinë në 22 vjetorin e themelimit: Qeveria do të ofrojë mbështetje për të luftuar krimin

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 22-vjetorit të themelimit.

Kurti thotë se me rrënjë tek lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri pa policinë nuk mund të ketë as pavarësi e as drejtësi.

“Me rrënjët te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri, Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi”.

“Në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderojmë punën e 9180 zyrtarëve policorë, gra dhe burra që i shërbejnë atdheut dhe përpjekjes së Kosovës për një Republikë demokratike e sovrane, ku mbretëron ligji”.

Kurti mes tjerash thotë se Qeveria do të ofrojë mbështje të pakursyer për të luftuar krimin dhe për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt.

“Kujtojmë sot e përherë policët që me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit ranë për një Kosovë të lirë e demokratike, shtet të së drejtës për të gjithë. Qeveria do të ofrojë mbështetjen e pakursyer në misionin e përbashkët për të luftuar krimin dhe për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë” ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook

Të ngjashme