Kurti viziton panairin “Agrokos”, njihet me sukseset, por edhe problemet e prodhuesve vendës

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 13:02 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka vizituar panairin “Agrokos”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka vizituat stendat e bizneseve vendëse, duke u njohur për së afërmi me cilësinë, kushtet, por edhe kërkesat e prodhuesve vendës.

Nga aty, Kurti u njoh për së afërmi me sfidat, problemet dhe sukseset që po përballen këto biznese.

Pat nga ata, që kërkuan lehtësira më të mëdha, për të bërit biznes në Kosovë.

Kërkesë decidive e tyre drejtuar Kurtit ishte heqja e doganës për importin e lëndës së parë.

Madje njëri prej tyre i dha një pije popullore për ulje të tensionit, që sipas tij i duhet Kurtit kur do të qeverisë me vendin.

Në ketë panair po marrin pjesë shumë kompani nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

Të ngjashme