Kurtishaj shpreh shqetësimet e operatorëve turistik të Kosovës

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj ka njoftuar se në një takim me operatotët turistik të Komunës së Ulqinit, ka ngritur shqetësimet e operatorëve turistik të Kosovës.

Mes tjerash ai tregon se ka shprehur pakënaqësi për çmimet e larta të çadrave në plazhet e Ulqinit

Njoftimi i plotë:

Gjatë takimit me Operatorët turistik dhe Komunën e Ulqinit edhe njëherë ngrita shqetësimet e operatorëve turistik nga Kosova për sigurimet, kolonat e gjata në kalimet kufitare, çmimet e shtrejt të peronizimeve dhe rezervimeve të biletave në stacion të autobusëve si dhe çmimet e larta të çadrave në plazhet e Ulqinit.

Presim reflektim nga ana e Komunës së Ulqinit dhe Ministrisë së Turizmit në Mal të Zi për çështjet e ngritura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme