Kurtishaj: Turp çka po ndodh në kufirin me Shqipërinë

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Kolona të gjatë janë tash gjatë tërë ditës në pikën kufitare në Vërmicë, ku qytetarët nga të dy anët kanë vërshuar të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë, pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës që ta hapen kufijtë tokësorë.

Por, për shkak të menaxhimit jo të mirë të pikës kufitare nga ana e Kosovës, janë krijuar kolona deri në tre kilometra të shtetasve shqiptarë, të cilët kanë mësyer Kosovën.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, e ka quajtur të turpshme atë që po ndodh në kufi, ngase, sipas tij, qytetarët e Shqipërisë, nuk po lejohen të futen në Kosovë.

Për shkak të kësaj, ata janë detyruar të kthehen mbrapsht në Shqipëri.

“Qytetarët e Shqiperisë nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë. Qytetarët e të dy vendeve nuk i ka ndalur as lutfa, e nuk mund t’i ndajë askush”, ka thënë Kurtishaj në një pronocim për Scanner.

Ai ka thënë se kufiri ështeëi bllokuar dhe kolona kalon në 3 km, ndërsa, sipas tij,  është vetëm një doktor, që kryn procedurat e ekzaminimit shëndetësor nga ana e Kosovës.

Po ashtu, sipas tij, Qeveria në detyrë, po kërkon masa strikt të mbahen nga operatorët e transportit rrugor, ndërkohë që këto masa nuk kanë vlejtë javën e kaluar kur u organizuan test protesta në shesh.

“Operatorët e udhëtareve janë obliguar të zbatojnë distancën sociale, 50 per qind e shfrytëzimir të kapacitetit të aubotusit”, ka thënë Kurtishaj. /Scanner/

Të ngjashme