Kusari: Duhet mobilizim i të gjitha hallkave për trajtimin e dhunës në familje

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 09:31 | Nga

Duhet një mobilizim i të gjitha hallkave për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Kjo, pasi që trajtimi i pjesshëm i dhunës në familje vetëm nga disa institucione rrezikon që viktimat pas një kohe t’i rikthejë sërish në sistem, ka thënë ekspertja ligjore në Ambasadën amerikane në Kosovë, Benina Kusari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një intervistë për “E diela me Kohën Ditore” ajo ka thënë se Ambasada amerikane është e fokusuar të ndihmojë sistemin që të identifikojë problemet për trajtimin e këtyre rasteve. Sipas saj, prokurorët, policët e gjyqtarët që merren me rastet e dhunës në familje duhet të specializohen në mënyrë që të kuptojnë ciklin dhe dinamikën se si kryhet dhuna në familjare.

Kusari ka folur për ndihmën që Ambasada amerikane u ka dhënë institucioneve të drejtësisë në lidhje me trajtimin e këtyre rasteve. Ajo ka vendosur theksin në identifikimin e elementeve tipike të rasteve të dhunës në familje.

Kusari ka deklaruar se është çështje kyç që të mësohet ose specializohet sistemi në trajtimin e këtyre rasteve duke i mësuar se si është dinamika. Për shkak që aty është problemi. Manipulimi nga kryerësit po ndodh sa janë në sistem, po mundohen të manipulojnë sistemin. Ajo ka folur edhe për rëndësinë e harmonizimit të ndëshkueshmërisë së rasteve të ndryshme të dhunës në familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme