Kusari- Lila: Bajram Rexhepin do ta kujtojë si njëri human e familjar

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Mimoza Kusari- Lila në tre vjetorin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka publikuar një fotografi, kur i ndjeri kishte festuar ditëlindjen e 50-të.

Kusari- Lila e cila ishte zëdhënëse e Qeverisë në drejtimin e Rexhepit, ka thënë se atë do ta kujtojë gjithmonë si njeri i vendosur, human dhe familjar.

Postimi i plotë i saj:

Në këtë ditë, tri vite më parë iku nga kjo jetë, Kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës, Dr. Bajram Rexhepi.

Mirënjohëse gjithmonë për vlerat, përkushtimin dhe punën e përbashkët në periudha aspak të lehta për vendin tonë!

Në kujtesën time do të mbetet gjithmonë njeriu i vendosur, human, sypatrembur dhe familjar.

Nga përvoja jonë në kabinetin e Kryeministrit Rexhepi e kuptuam qartë se në mesin e tërë ngarkesës dhe presionit të punës, një gjë ishte gjithmonë prioritare dhe e pazëvendësueshme për të, ajo ishte dashuria dhe përkushtimi ndaj vajzës së tij, Vanesës.

Vanesa ishte dashuria dhe brenga më e madhe e tij, andaj në këtë përvjetor ndajë për Shpresën dhe Vanësen këtë foto të bërë me 3 Qershor, 2004, në festën e ditëlindjes së 50-të të Kryeministrit dhe momentit kur atij iu bë befasia nga kabineti bashkë me bashkëshorën dhe vajzën.

Prehu në paqe miku ynë se themelet e shtetit tonë i mbanë edhe kontributi i punës dhe angazhimit tënd për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme