Kusari-Lila: Ekstremizmi s’vjen nga familjet që kanë predikuar fenë

Gjakovë | 31 Jan 2017 | 11:42 | Nga

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila duke folur për rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm ka thënë se një gjë e tillë po portretizohet përmes fesë.

“Të gjithë e dimë se rastet që kanë ndodhur me ekstremizmin në komunën e Gjakovës nuk kanë ardhur nga familje që tradicionalisht kanë qenë predikues të fesë. Ne duhet të vazhdojmë me ngritje të dijes dhe paqes”, ka thënë Kusari-Lila në një panel ku është diskutuar rëndësia e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Kusari-Lila duke uruar që të ketë më pak raste të ekstremizmit, ka thënë se duhet të punohet më shumë për kultivim të harmonisë fetare, njofton Klan Kosova.

“Barazia dhe pranimi i një trajtshëm është vlerë e domosdoshme. Nuk duhet asgjë të marrim si të garantuar, çdo ditë duhet të punojmë për paqen”, ka përfunduar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme