Kusari-Lila përkrah paradën e krenarisë

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka përkrahur paradën e komunitetit LGBTI, që u mbajt sot në sheshet e Prishtinës.

“Sot për herë të tretë u mbajt në Prishtinë Parada e Krenarisë. Për tri vite me radhë jam pjesëmarrëse e Paradës me besimin e plotë se në një shtet nuk ka liri të plotë nëse të gjithë qytetarët e saj, pa dallim, nuk ndihen të lirë. Për dashninë, për lirinë dhe shansat e barabarta për të gjithë”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Të ngjashme