Kusari – Lila: Sakrifica e familjes Jashari na rikujton përgjegjësinë që e kemi për shtetin e Kosovës

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion nga Alternativa të prirë nga kryetarja e kësaj, Mimoza Kusari – Lila, bënë homazhe sot në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe më pas vizituan Kullën e Jasharajve, ku u mirëpriten nga Rifat Jashari.

Gjatë kësaj vizite Kryetarja Kusari – Lila, u shpreh e emocionuar për sakrificën e familjes Jashari e cila vendosi themelet e shtetit të Kosovës dhe i dha sinjal Botës për peshën e lirisë për Kosovën. 
Ajo e përmendi: se sa herë jam në Prekaz, e përkulem para sakrificës së të rënëve dhe e ndjej përgjegjësinë që e kemi për të bërë më të mirë Kosovën.

Nga ana e tij, Rifat Jashari, falënderoi delegacionin për vizitën dhe i uroj të i prijë gjithmonë qëllimi i mirë dhe i mbarë për të mirën e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme