Kusari: Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Flutura Kusari, juristja e të drejtës së mediave, ka deklaruar se intervistimi i gazetarëve të Insajderit sot nga policia është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave, teksa ka kërkuar që ata të lirohen urgjentisht.

“Intervistimi i gazetarëve të Insajderit me qëllim të zbulimit të burimit të tyre është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve pa urdhër të gjykatës. Urgjentisht duhet të lirohen gazetarët e Insajderit dhe duhet të fillohen procedura disiplinore kundër policëve dhe prokurorëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme