Kushëriri i Sami Lushtakut zgjedhet kryeshef i Ibër Lepencit

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 17:40 | Nga

Pas një konkursi të stërzgjatur, sot Bordi i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc” ka marrë vendim që ta zgjedh kryeshefin e ri të ndërmarrjes.

Në këtë vendim të siguruar nga portal Veriu.info, shihet se Bordi ka marrë vendim që këtë detyrë t’ia besoj Berat Lushtakut, i cili është familjar i kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut.

Në vendim bëhet e ditur se Berat Lushtaku punën do ta fillojë nga dita e nesërme, përderisa vendimin ka hyrë në fuqi sot.

Të ngjashme