Kushtetuesja shtyn deri në qershor vendimin për pezullimin e Ligjit të Pagave

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor.

Në dokumentin që e ka siguruar Gazeta Shneta ku Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti për këtë vendim, thuhet se Gjykata Kushtetuese njëzëri ka vendosur për “vazhdimin e masës së përkoshme në rastin KO219/19 të parashtrauar nga Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari. Masa e përkoshme është vazhduar deri më 30 qershor 2020”.

Ligji për Paga i miratuar në shkurt të këtij viti ishte dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit për shkak të ankesave të rreth 30 palëve. Ndaj këtij ligji ka pasur ankesa edhe nga infermierët e spitaleve publike të Kosovës.

Në bazë të këtij ligji mjekët specialistë do të paguheshin me pagë rreth 1200 euro në muaj, por pagat e tyre vazhdojnë të mbesin përgjysmë më pak deri sa Gjykata Kushtetuese të merr një vendim përfundimtar.

Të ngjashme