Kuvendi i Malishevës mbajti një minutë heshtje për Adem Demaçin

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 13:24 | Nga

Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës, në fillim të mbledhjes së saj, me rastin e vdekjes së simbolit të rezistencës shqiptare Adem Demaçi, ka mbajtur një minutë heshtje.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “Adem Demaçi, lindi, jetoi, veproi dhe vdiq i madh. Ai është simboli i rezistencës dhe nuk u dorëzua asnjëherë gjatë tërë jetës së tij. Vepra e Adem Demaçit, është mësim për të gjithë ne. Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehi ngushëllime familjes, miqve dhe mbarë popullit shqiptar”.

Ndërsa kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, duke folur për veprimtarinë e Adem Demaçit, tha se “ Demaçi është ikonë e përpjekjeve të vazhdueshme të popullit shqiptar. Për sakrificën e tij, u nderua me shumë çmime, ndërsa ne të gjallët, duhet të përulemi para veprës së Adem Demaçit”.

Të ngjashme