Kuvendi miraton dy marrëveshje për sigurimet sociale, me Zvicrën dhe Belgjikën

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 14:17 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:  Me 86 vota për është miratuar Projektligji për ratifikimin marrëveshjes për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, raporton Ekonomia Online.

Kurse me 83 vota për u miratua Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë përkrahur projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Zvicrës për Sigurime Sociale.

Përfaqësuesit e këtyre grupeve kanë kërkuar që pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, Qeveria të angazhohet në arritjen e një marrëveshje tjetër e cila do t’i kompensonte qytetarëve mjetet të cilat nuk i kanë marrë në 8 vitet e fundit.

Kjo për shkak se 8 vite më parë qeveria zvicerane kishte tërhequr prapa një marrëveshje të tillë.

Paraprakisht kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu tha se komisioni që ajo drejton ka shqyrtuar këtë projektligj dhe rekomandon miratimin e tij.

“Duke pas parasysh rëndësinë e Projektligjit i rekomandon kuvendit miratimin e tij”.

Përkrahjen për këtë projektligj e premtoi edhe Naser Rugova nga LDK-ja.

“Konsiderojmë që është një marrëveshje e rëndësishme që në një farë forme që është bërë e padrejtë mijëra qytetarëve andaj ne mbështesim pa rezervë”.

Edhe Flora Brovina nga PDK-ja tha se si grup parlamentar do ta përkrahin këtë projektligj.

“Do të votojë pro për qytetarët tanë”.

Sami Kurteshi LVV-ja ka kërkuar nga Qeveria që pas ratifikimit të marrëveshjes të bisedojë me Qeverinë zvicerane që të bëjë kompensimin e të gjithë qytetarëve që nuk kanë marrë këto pensione që nga viti 2010.

“Kemi këtu një shkëputje rreth 9-vjeçare jo me fajin të dikujt tjetër por të qeverisë së Kosovës atëherë të cilët e kanë futur në kasafortë kërkesën e Zvicrës për pensionet. Përpjekja e përfaqësuesve të mërgatës sanë shqiptare ka arritur që ta motivojë dhe detyroj qeverinë zvicerane që t’i hyj edhe njëherë trajtimit të kësaj marrëveshje që është ndërprerë në mënyrë të njëanshme dhe diskriminuese”.

“Ajo çfarë ka ngjarë në këto 9 vite është se është bërë një diskriminim i madh i njerëzve në forma më të ndryshme forma ma brutale është ndalja e pensioneve të ligjshme që atyre iu ka takuar por krejt kjo me fajin e qeverisë së atëhershme që nuk e ka përfill kërkesën e qeverisë zvicerane”.

Se do të përkrahin këtë Projektligj e tha edhe Time Kadrijaj nga AAK-ja dhe Enver Hoti nga NISMA.

“Meqenëse kemi ardhur me një vendim të tillë e përgëzoj edhe ministrin për punën e bërë dhe ne mbështesim këtë projektligj”.

“Nisma social demokrate e mbështet këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës. Inkurajojmë ministrin dhe qeverinë që të kërkojnë nëse ka mundësi kthimin e atyre mjeteve të humbura”, tha Enver Hoti.

Reçica sërish u kërkon deputetëve: Votojeni marrëveshjet për sigurime sociale me Zvicrën dhe Belgjikën

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS) Skender Reçica ka kërkuar nga deputetët që të votojnë Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, raporton Ekonomia Online.

“Është marrëveshja e parë në fushën e sigurimeve sociale. Kjo marrëveshje krijon një bazë të re ligjore në fazën e sigurimeve sociale. Marrëveshja vlen për shtetasit e shteteve kontraktues”.

“Shtetasve të tyre do të iu mundësohet lëvizja e lirë dhe marrja e kontributeve pensionale. Me që kemi të bëjmë me një marrëveshje jetike kërkojmë nga ju të gjithë që të votoni pro kësaj marrëveshje”.

Kreu i MMPS-së, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, tha se me këtë marrëveshje qytetarët që kanë jetuar në Belgjikë pas arritjes së moshës së pensionit mund t’i marrin këto pensione në Kosovë.

“Iniciativa për rinegocimin e një marrëveshje të re ka filluar para dy viteve. Në shkurt të këtij viti është nënshkruar marrëveshja e re për sigurime sociale. Përfitimet monetare që mund të pretendojnë shtetasit mund të marrin këto përfitime”.

“Lëvizja e lirë që të punojnë dhe të realizojnë të drejtat e tyre qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar dhe punojnë në mbretërinë belge do të iu mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionit t’i marrin këto pensione në Kosovë”.

DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban mbledhjen plenare. Në rend dite janë shqyrtimi i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës; atij për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 43 pika të tjera.

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, October 18, 2018

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/recica-deputeteve-votoni-ratifikimin-e-marreveshjes-per-sigurime-sociale-me-zvicren-dhe-belgjiken/

Të ngjashme