Kuvendi nënshkruan memorandum me Ambasadën e Norvegjisë

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

U nënshkrua në Kuvendin e Kosovës Memorandumi i Mirëkuptimit me Ambasadën e Norvegjisë, “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane të Kosovës”, raporton Ekonomia Online

Memorandumin e nënshkruan kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grøndahl dhe drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.

Nëpërmjet këtij memorandumi, palët angazhohen të bashkëpunojnë dhe të pranojnë nevojën për të avancuar agjendën e Kosovës për në BE dhe reformat, duke rritur kapacitetet legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit.

Po ashtu palët pajtohen të hyjnë në bashkëpunim i cili mes tjerash do të përfshijë mbështetjen për Kuvendin e Republikës së Kosovës për rekrutimin e ekspertëve për të mbështetur Kryetarin e Kuvendit, por edhe komisionet dhe grupet parlamentare në fushën e dialogut, ligjbërjes, bashkëpunimit rajonal, si dhe të llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë e të institucioneve të tjera publike, të cilat i raportojnë Kuvendit.

Ndër të tjera, Memorandumi parasheh sigurimin e kapaciteteve për zhvillim në fushën e politikave të sigurisë dhe infrastrukturës kibernetike (softueri dhe hardueri).

Të ngjashme