Kuvendi mban seancë komemorative për Adem Demaçin

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 20:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nesër në ora 11 Kuvendi do të mbajë seancë komemorative me rastin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të thirrur për këtë çështje, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se së bashku me Qeverinë dhe me Zyrën e Presidentit janë në bisedime për caktimin e agjendës mortore.

“Ka ndërruar jetë kolosi i shërbimit në emër të kombit, njeriu i cili na ka frymëzuar me gjithë jetën e tij në luftën për liri në rezistencës paqësore. Qeveria Kuvendi dhe Presidenca jemi në vazhdën e konsultimeve do të ketë këshill shtetëror të varrimit, qytetarët do të njoftohen edhe për ditët e zisë”.

“Nesër në ora 11 do të jetë ceremonia mortore në seancë të Kuvendit të Kosovës pastaj do të njoftoheni edhe për agjendën e ditëve të zisë dhe për agjendën mortore që do të jetë nga institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Ndërsa, seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë sot, do të vazhdojë të hënën, në orën 10:00. ​

Me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, nesër në ora 12:00 është paraparë që të ketë homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ndërsa ceremonia shtetërore për varrimin e të ndjerit do të mbahet të shtunën më 28 korrik 2018.

Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila po vuante. Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas u bë i njohur si “Mandela i Ballkanit”.

Të ngjashme