Kuvendi sqaron rreth incidentit me gazetarin Osmani

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 15:29 | Nga

Kuvendi i Kosovës dëshiron të sqarojë rreth raportimit se sot një gazetar ‘është larguar me forcë nga ambientet e Kuvendit’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sikur edhe në çdo seancë tjetër, gazetarët qëndrojnë në hollin e Kuvendit, dhe në hapësirat e dedikuara për ta, pas sallës së mbledhjeve plenare. Ndërkaq, në lozhën e sallës ku mbahen seancat qëndrojnë kameramanët dhe fotoreporterët.

Në çdo hapësirë tjetër të Kuvendit, çfarëdo zyre, në këtë rast edhe Zyra e Kryetarit të Kuvendit, nuk lejohet qasja kur nuk ka ftesë zyrtare dërguar për media apo takim të paracaktuar me kabinetin.

Pra, në një rrethanë të tillë, mediat nuk mund të kenë qasje në zyrat tjera, pa ftesë apo leje paraprake. Po ashtu, dëshirojmë të theksojmë se nuk ka qenë ‘sigurimi i kryetarit Veseli’ siç thuhet në raportime, që e ka larguar, por sigurimi i Kuvendit, që i përgjigjet Policisë së Kosovës. Për këtë ne kemi kërkuar edhe një raport nga Policia e Kosovës, të cilin e gjeni të bashkëngjitur.

Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar që të krijojë kushte sa më të mira për gazetarët dhe qasje sa më të madhe për kryerjen e detyrës së tyre. Por, po ashtu, gjithnjë në kuadër të bashkëpunimit, kërkojmë nga ta të respektojnë procedurat e parapara në Kuvend, ashtu siç ndodhë në çdo vend tjetër të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme