Kuvendi voton në parim Projektligjin për RTK-në

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 12:13 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës është duke u marrë sot me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare, raporton Ekonomia Online.

Ligjvënësit kosovarë në këto momente kanë miratuar në parim projektligjin për transmetuesin publik.

Për këtë pikë, kanë votuar 61 deputetë, 55 prej tyre për, një kundër dhe pesë abstenime.

Me 65 vota për ka miratuar në parim edhe  Projektligjin për Pastërtinë e Figurës së Zyrtarëve të Lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve. Me 60 për kaloi  në lexim të dytë edhe Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Të ngjashme