Ky do të jetë moti në fundjavë

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar se çfarë moti do të mbretërojë në Kosovë gjat kësaj fundjave.

Sipas njoftimit të IHK-së, të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i qetë. Dita e diele do të shoqërohet me mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën e Dukagjinit dhe jugun e rrafshit të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë s parashihen të lëvizin ndërmjet 23- 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Java tjetër
paraqitet me kushte tjera meteorologjike.

Të ngjashme