Ky do të jetë moti në natën e Vitit të Ri

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit të këtij viti, do të mbaje mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Në njoftimin e Prishtina Weather bëhet e ditur se temperaturat gjatë kësaj javë do të jenë mbi vlerat mesatare.

Gjatë javës, do të ketë mot kryesisht të vranët, në vise të ulëta do të ketë mjegull, ndërkaq në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

Ndërkaq në ditën e fundit të këtij viti, të premten e 31 dhjetorit, parashihet mëngjes me ngrica dhe gjatë ditës vranësira dhe diell kohë pas kohe.

“Temperaturat mbi vlera mesatare. Minimalet luhaten nga 3C deri 5C, e të premten në mëngjes edhe mund të zbresin në -2C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten ditën rriten edhe deri në 12C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-7m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes nga dita e premte”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme