Ky është polici i Kosovës që humbi jetën në Velipojë

Prishtinë | 22 Gus 2021 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për tre persona.

Dy burra nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova janë mbytur këtë ditë të diele në plazhet e Shqipërisë.Sipas informacioneve të deritanishme, “TopChannel” ka njoftuar se personi i mbytur sot në plazhin e Velipojës është shtetas i Kosovës.

“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Të ngjashme