Ky është 26-vjeçari që vdiq në QKUK pasi u godit nga vetura në Prizren

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Mert Gjejlani, 26-vjeçar, i cili ishte goditur dy javë më parë nga një veturë në Prizren, nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur të hënë në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Lajmin e kanë bërë të ditur në Facebook miku i 26-vjeçarit, i cili ka shkruar disa fjalë prekëse për Mertin, raporton Sinjali.

“Sot mora lajmin më të hidhur në jetën time. Jam shume i mërzitur për vdekjen e shokut tim të dashur Mert Gjejlani. Shoku im Mert ma ke kput zemrën. Gjithmonë ka me t’kujtu me mall”.

“Kemi kalu shumë kohëra e momente t’mira se bashku. Zoti e paska shkru që ti të jesh afër ti Zoti të shpërbleft me parajs shoku im Merti”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme