Ky është drejtori i ri i Arsimit në Mitrovicë

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Dje, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, për shkak se ai në takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit me ministren, Arbërie Nagavci, ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”.

Por, sot në këtë pozitë është emëruar Skender Avdiu.

Avdiu konsiderohet si njohës dhe ekspert i arsimit, për çka nga Ministria e Arsimit është i caktuar si trajner i Kurikules për shkollat në Kosovë.

Ai ka qenë edhe më parë drejtor në Drejtorinë e Arsimit.

Të ngjashme