Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale po vazhdon në thirrjen për intervistim të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I ftuari radhës është gjeneral Alush Agushi, i njohur si “Mala”.

Lajmin për thirrjen për intervistimin e tij nga Gjykata Speciale e ka bërë të ditur vëllai i tij, Ramush Agushi, përmes një postimi në “Facebook”.

“Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e të gjithë çlirimtarëve tanë, sot është ftuar në intervistim edhe gjeneral Alush Agushi (Mala), vëlla ashtu si ti edhe shumë çlirimtarë të tjerë do të triumfojnë edhe përballë kësaj padrejtësie, sepse kontributi juaj për vendin nuk ka të bëjë me kurrfarë krimi, misioni juaj ishte çlirimi i Kosovës! Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, e cila ishte më e pastër se loti! Dalsh faqebardhë Gjeneral Mala, bashkë me shokë! Krenar me ty”, thuhet në postimin e Agushit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme