Ky është i riu që vdiq pasi e zuri druri në Deçan

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

U raportua për vdekjen e një personi që është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.

Në lidhje me këtë rast përmes një postimi në facebook ka reaguar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj duke e ngushëlluar familjen për vdekjen tragjike.

Ramosaj ka bërë të ditur se bëhet fjalë për personin e quajtur Ilir Tolaj nga fshati Pobërgjë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë atyre që e njohën Ilirin!”, ka shkruar Ramosaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme