Ky është kategorizimi i ri i komunave, 7 në zonën e kuqe

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar kategorizimin e komunave në bazë të numrit të infektuarave me covid-19  në 100.000 banorë .

Në zonën e kuqe janë 7 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.

Në zonën e verdhë janë 14 komuna:

Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaji.

Në zonën e gjelbër janë 17 komuna:

Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

– ZONA E KUQE: mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh

– ZONA E VERDHË: deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh

– ZONA E GJELBËR: deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh

Të ngjashme