Ky është moti për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite parashihen të shoqërohen me shi. Të premten parashihen riga lokale, ndërsa të shtunën, shi me intensitet mesatar”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, bën të ditur IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme