Ky është moti për javën e fundit të nëntorit

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë.

Kjo javë mëngjeset do t’i ketë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Të ngjashme