Ky është moti për javën e parë të marsit

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës së martë do të shoqërohen me shi.

“Shiu do të filloj së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e mërkure dhe tutje ditëve tjera duke e zvogëluar intensitetin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 – 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 – 13 m/s”, njofton IHMK,

Të ngjashme