Ky është moti për pesë ditë

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane.

Kjo prezencë e këtyre masave të ajrit do të ndikojë në rritjen e grafikut në fushat termike.

Bëhet e ditur se të premten parashihet një front vranësirash të cilat do të krijojnë kushte për reshje të përcjellura me stuhi lokale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Të ngjashme