Ky është moti për sot

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius”.

“Në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e dërguar nga IHMK.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme