Ky është moti për sot

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë, sot do të mbajë mot me diell dhe reshjet do të jenë më të kufizuara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi  deri 7m/s.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  22-27 gradë Celsius”.

“Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta,  për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë Celsius”, thuhet nga IHMK.

Të ngjashme