Ky është moti për sot

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovës sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meterologjik i Kosovës.

Kjo gjendje synoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës, njofton Klan Kosova.

Shtypja atmosferike ka shënuar rënje të lehta. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-13 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme