Ky është moti për sot

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive.

“Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme