Ky është numri i personave që do të lejohen të marrin pjesë nëpër dasma

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti, në Kosovë do të lejohet mbajtja e dasmave që nga 15 qershori, por më s’do të ketë dasma të mëdha.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka thënë se më së shumti do të lejohen 150 deri në 200 persona.

“Ekziston mundësia që ti përmbahemi kësaj guide që është tani, për shembull në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, pra distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona. Tash me i leju dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150-200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet ti përmbahemi udhëzimeve”, tha ai në Kanal 10.

Të ngjashme