Ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Ditëve në vijim mbetet mot më i ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë freskët, kohëpaskohe me shi, shkruan Prishtina Weather.

Ky është parashikimi për 5 ditët në vijim:

16.07 – Pjesërisht me diell, ditën edhe me vransira. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

17.07 – Paradite intervale me diell. DItën vransirat do të shtohen. Më vonë pasdite, mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

18.07 – Më freskët, kryesisht me vransira. Ditën kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, që pasdite vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.

19.07 – Freskët, kryesisht me vransira. Ditën dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për rrebeshe shiu.

20.07 – Kryesisht me diell. Në mëngjes freskët, gjatë ditës më ngrohtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 16C, e maksimale nga 26C deri 29C, e në fundjavë do të zbresin në 21C deri 23C.

Do të fryejë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë pëson rënie, e më pas pritet të rritet përreth vlerave normale.

Ditëve në vijim mbetet mot më i ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë freskët, kohëpaskohe me…

Gepostet von Prishtina Weather am Mittwoch, 15. Juli 2020

Të ngjashme