Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës së premte do të shoqërohen me shi.

Për shkak të fuqizimit të masave të ajrit, shi me intensitet më të lartë pritet ditën e shtunë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme