Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Fundjava në vend pritet të sjellë mot pjesërisht të vranët dhe me riga lokale shiu. Ndërkohë do të bien temperaturat.

Sipas Prishtina Weather të shtunën pritet të kemi mot pjesërisht të vranët i shoqëruar me riga lokale të shiut.

Temperaturat do të luhaten në mes 6 dhe 15 gradë celsius.

Por ulje temperaturash parashihen për të dielën derisa do të vazhdojnë reshjet lokale.

Temperatura maksimale do të arrijë në 13 gradë celsius derisa ajo minimale do të shënojnë 6 gradë celsius.

Të ngjashme