Ky është parashikimi i motit për nesër në Kosovë

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas njoftimit të IHMK-së, në pjesën veriperëndimore dhe veriore të vendit parashihen reshje shiu, ndërsa në pjesën tjetër të territorit, mbetet në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-18 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme