Ky fshat në Mitrovicë dhjetë ditë pa rrymë

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Ka 10 ditë që banorët e fshatit Vidomiriq të Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë mbetur pa energji elektrike.

Krejt kjo, si pasojë e prishjes së trafastacionit që është në këtë fshat, raporton KTV.

Banorët thonë se i kanë shterur të gjitha mundësitë për ta zgjidhur këtë çështje, pasi shtojnë se që nga paslufta, e kanë këtë problem.

Ata thonë se që nga paslufta, vetë e kanë mirëmbajtur trafostacionin, pasi KEDS-i ka thënë se nuk ka qasje në pjesën veriore të vendit.

Trafostacionin në këtë fshat e kishte vendosur UNMIK-u dhe banorët thonë se disa herë i ka ndërruar, e të fundit e kishte vendosur para një muaji.

Përderisa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, nuk është përgjigjur nëse kanë apo jo qasje në atë pjesë të vendit.

Buzhala vetëm ka thënë se prona ku është i vendosur trafostacioni është private dhe se në të tilla raste, nuk u lejohet të intervenojnë.

Të ngjashme