Labi i ofroi ndihmë rreth shërimit, kështu përgjigjet Adriana Matoshi

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, ka njoftuar se do të operohet pasi i është kthyer pas 9 vitesh tumori në tru.

Pas njoftimit të saj, këngëtari Labinot Tahiri përmes një postimi në facebook është deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

Aktorja Matoshi i është përgjigjur Tahirit me një koment në faacebook.

Ajo ka shkruar se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.

“E vleresoj shume iniciativen e faleminderit nga thellesia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrejte dhe gjithashtu koleget dhe shoqeria me kane ndihmuar. Uroj qe gjithsecili njeri qe eshte i semure te kete forcen e Zotit per me perballu dhimt e njerezit per rreth qe e kane zemren e madhe per kontribut. Ju dua fort”, ka komentuar Matoshi.

Kujtojmë se sot për nder të aktores Adriana Matoshi u organizua ecja në sheshet e kryeqytetit.

Ku një umër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme