Labinot Tahiri njofton për vdekjen e Yvesa Salihaj që vuante nga leukemia

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur Yvesa Salihaj, nga Istogu e cila po vuante nga sëmundja e leukemisë.

Për vdekjen e saj ka njoftuar këngëtari Labinot Tahiri.

“Paska ndrruar jetë Yvesa Salihaj vajza që priste ta mposhtë sëmundjen e leukemisë! Vajza e djem, shoqëri, qytet i Istogut, familje e nderuar.. ju shprehi ngushëllimet me të sinqerta për vdekjen e Yvesa Salihaj nga Istogu. O zemra jonë menduam se po kthehesh shendosh e mirë me shpresën që po e mund sëmundjen e Leukemisë, por Zoti paska dashur të ju marrë më herët!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme