Laborantët e diplomuar kërkojnë t’i licencojë Ministria e Shëndetësisë

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 08:13 | Nga

Moslicencimi nga Ministria e Shëndetësisë i dy gjeneratave të nivelit bachelor të diplomuar në drejtimet Biokimiko-Fiziologjik dhe Biologji-Aplikative të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) i ka shtyrë të protestojnë të mërkurën para kësaj ministrie një grup të diplomuarish të këtyre drejtimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtimet Biokimiko-Fiziologjik dhe Biologji-Aplikative ka disa vite që janë mbyllur, mirëpo të diplomuarve në këto drejtime u duhet licenca nga Ministria e Shëndetësisë për të marrë titullin laborant i diplomuar dhe për të fituar të drejtën të punësohen.

Në protestën e mbajtur të mërkurën ata e kanë fajësuar Ministrinë e Shëndetësisë se pa kurrfarë baze ligjore po u kërkon të ndjekin lëndë-module klinike për t’u trajtuar si profesionistë shëndetësorë.

Të ngjashme